en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK PËRKRAHË 8 FERMER ME SERRA PËR KULTIVIM TË PERIMEVE

Nё kuadër të projektit trevjeçar (2017-2019)  “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori  BfdW nga Gjermania,  bashkëfinancuar edhe nga komunat dhe kontributi i fermerëve përfitues janë ndërtuar 8 serra me sipërfaqe nga 160 m², shumë të përshtatshme për kultivimin e perimeve.  

 

Përfitues të këtyre serrave janë 6 feremere nga Skenderaj dhe dy fermer nga Zubin Potoku, që përveç serrave kanë përfituar edhe inputet përcjellëse siç janë: sistemi i ujitjes, folja e zezë, rrjeta për hijezim të serrave, mbjellëse të fidanëve dhe fidanёt e perimeve.  

Krahas përkrahjes direkte me serra dhe inpute përcjellëse, IADK për të gjithë përfituesit/et do të ofrojë edhe shërbime profesionale për praktikat më të mira të kultivimit të perimeve, me qëllim të arritjes së rezultateve maksimale si në prodhim ashtu edhe në kualitetin e perimeve.