en-US
 
  • Site
  • Web
Search

FILLUAN TRAJNIMET PROFESIONALE NË SEKTORIN E BLEGTORISË 2018

IADK është duke zbatuar  projektin “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori Brot fűr die Welt (BfdW)  nga Gjermania ,dhe bashkë financuar nga Komuna e Ferizajit dhe Shtimes.

Në kuadër të projektit  në Komunën e Ferizajt  dhe Shtimes kanë filluar  trajnimet profesionale në blegtori nga moduli i parë  me radhë “Te ushqyerit e gjedheve” ku është bërë edhe mësimi  praktik në model fermën në fshatin Dolak. Fermerët janë ndarë të kënaqur me njohuritë që i kanë marrë nga ky trajnim dhe se do të ju ndihmojë në fermat e tyre.


Pjesëmarrësit do të trajnohen në 14 module apo 230 orë mësimore ku do të jenë trajnime teorike 30% dhe praktike 70% në nivel ferme. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të marrin titullin Teknik i Blegtorisë i Nivelit të III.