en-US
 
  • Site
  • Web
Search

VIZITË NË FERMËN MODEL NË KUTLLOFC

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) në kuadër të bashkëpunimit të mirë me Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka mbajtur një vizitë në fermën e dhive model ne fshatin Kutllofc në Mitrovicë. Studentët e këtij fakulteti patën mundësinë që të shohin dhe të njihen për së arfërmi me punën e kësaj ferme, produktet e qumështit të dhisë dhe shkëmbyen njohuri e tyre në këtë fushë.
 

Pas kësaj vizite studentën u ndalën tek IADK, ku u patën mundësinë të jenë pjesë në një trajnim, si dhe zhvilluan diskutime të ndryshme rreth fushës së tyre.