en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK ORGANIZON TRAJNIME TË MSA-SË PËR BUJQËSI

IADK në kuadër të projektit “Promovimi i MSA dhe rëndësisë së eksportit të produkteve bujqësore” është duke organizuar trajnime 1 ditore me kompani dhe eksportues të produkteve bujqësore si dhe komani dhe fermerë që kanë potencial që produktin e tyre ta eksportojnë në tregun e bashkimit Evropian.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është lehtësimi dhe sqarimi i praktikave të MSA që të ngritët numri i prodhueseve bujqësor që të eksportojnë produkte në tregun e Bashkimit Evropian.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve IADK do të organizojë gjithsej 7 ditë trajnime ku në secilin regjion do të ftohen bizneset dhe akterët e bujqësisë të marrin pjesë dhe të njoftohen me ndikimet ekonomike të MSA-së, hapja e tregjeve dhe lëvizjen e lirë të mallrave. Në kuadër të trajnimeve pjesëmarrësit do të trajnohen për procedurat dhe proceset që duhet të iu nënshtrohen për përmbushjen e masave dhe kritereve të MSA. Po ashtu do të njoftohen për “Tarifën e Integruar të Kosovës” dhe “EU TRADE HELPDESK” ku janë të specifikuara produktet, tarifat dhe dokumentacioni i nevojshëm për eksportimin e produkteve bujqësore në BE.

Dy ditë trajnimin janë mbajtur në regjionin e Prizrenit dhe Gjakovës më datat 19.04.2018, respektivisht 20.04.2018 ku pjesëmarrës kanë qenë fermerë, biznese bujqësore, përfaqësues të institucioneve të qeverisë lokale dhe përfaqësues të KCSF.


     

Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).