en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK  MOTIVON TË RINJËT PËR TU MARR ME BUJQËSI

Përmes aktiviteteve të projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”, IADK është duke ndikuar në nxitjen e të rinjëve për tu marrë me aktivitete të ndryshme në sektorin e bujqësisës.

Projekti ka për synim përkrahjen e dy grupeve të të rinjve:

Njëri grup janë të rinjët që kanë studiuar fakultetin e bujqësisë apo teknolgjisë ushqimore, ku këtë vitë 15 prej tyre janë përzgjedhur për përkrahje në kryerjen e punës praktike në kompani apo institucione të ndryshme që përshtaten me profilin e shkollimit të tyre. Gjatë muajve Mars-Prill 2018 janë sistemuar 10 të rinjë në punë prktike, të cilët në për një periudhë tre mujore do të përvetësojnë njohuritë gjatë punës praktike dhe do të kenë më të lehtë qasjen në tregun e punës.
  


Grupi tjetër për përkrhje janë të rinjët me shkollim të ulët apo të mesëm, të cilët merren apo kanë potencial për tu marrë me aktivitete bujqësore, dhe përmes progrmeve trajnuese këtë vit IADK do të trajnoj 16 grupe të këtij profili me trjnime teorike dhe praktike në fushën e prodhimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore. Gjatë muajve Mars-Prill 2018 janë duke u mbajtur trajnimet në sektorin e blegtorisë me dy grupe të të rinjëve në Komunën e Drenasit dhe të Vitisë, si dhe trajnimet në sektorin e pemtarisë me dy grupet e të rinjëve në Komunën e Drenasit dhe Mitrovicës, ndërsa në sektorin e perimtarisë po ashtu janë formuar dy grupe të të rinjëve në Komunën e Mitrovicës dhe Podujevës, me të cilët do të fillohen trajnimet në pjesën e tretë të Prillit.

 
 

Ekspertët e angazhuar në mbajtjen e këtyre trjnimeve janë duke dhënë kontributin e tyre maksimal për bartjen e njohurive te të rinjët në sektorët përkatës të bujqësisë në të cilët ata janë të përfshirë, me qëllim të aplikimit të praktikave sa më të mira dhe efikase gjatë prodhimtarisë bujqësore.

 
 

Nga të arriturat e deritanishme në të dy aktivitetet me të rinjët është vërejtur një motivim edhe vullnet shumë i lartë për punë dhe avancim të njohurive profesionale.

“Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).”