en-US
 
  • Site
  • Web
Search


Ftohen fermerët nga Komuna e Mitrovicës që të aplikojnë për përfitimin e mjeteve për bletari.

PËRSHKRIMI I PROJEKTIT:

IADK  është duke zbatuar projektin Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”  të financuar nga donatori BfdW nga Gjermania dhe të bashkëfinancuar edhe nga Komuna e Mitrovicës. Synimi i projektit është përmirësimi i gjendjes ekonomike të familjeve në zonat rurale përmes krijimit të mundësive për rritje të prodhimit bujqësor. Në këtë aktivitet do të shpërndahen pajisje për bletari për 4 fermer nga Komuna e Mitrovices.

Të drejtë aplikimi kanë:

·    Fermerët nga Komuna e Mitrovicës, të cilët nuk kanë përfituar  përkrahje tjetër më parë

·    Fermerët që kanë moshë nga 20-45 vjeç dhe fuçi punëtore për punë

·    Përparësi do të kenë fermerët e zonave rurale me gjendje më të dobët ekonomike

·    Përparësi kanë fermat dhe minoritetet

·    Fermerët që nuk kanë përfituar grante apo subvencione për bletari nga MBPZHR

Aplikacionet mund t’i merrni në zyrën e Drejtorisë për Bujqësi në Komunën Mitrovicës,  ose në e-mail adresën: fidan.skeraj@hotmail.com,  ndërsa dorëzimi i aplikacionit me dokumentet e kërkuara duhet të bëhet  deri më 20.04.2017, në zyrën e Drejtorin për Bujqësi, në Komunën e Mitrovicës  apo direkt në zyrat e IADK-së në fshatin Sfarqak i Ulët nr.11,  42000 Vushtrri Republika e Kosovës.

Aplikacionet mund t’i merrni në zyrat e IADK-së dhe në Zyrën për Bujqësi në Komunën  e Mitrovicës apo t’i shkarkoni nga web:  www.iadk.org.

Për ta shkakruar aplikacionin kliko këtu