en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK NËSHKRUAN MEMORANDUMIN PËR BASHKËPUNIM ME GRUPIN JO FORMAL TË GRAVE TË KOMUNËS SË VUSHTRRISË

IADK së bashku me grupin jo formal të grave deputete të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë nënshkruajnë memorandumin për bashkëpunim për aplikim me projekt propozimin: “Themelimi i bashkëpunimit në mes të entiteteve të grave në komunën e Vushtrrisë” në thirrjen prej Community Development Fund (CDF).

Me rastin e fitimit të këtij granti do t’u mundësohet trajnimi i 3 grupeve të grave në modulet e përpunimit të pemëve, perimeve dhe brumërave ku do te certifikohen 36 gra nga etnitetet serbe dhe shqiptarë.




Drejtori Ekzekutiv i IADK Zenel Bunjaku potencoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për forcimin e gruas në rol vendimmarrës në komunën e Vushtrrisë.

Nga grupi jo formal i grave të komunës së Vushtrrisë ishin pjesëmarrëse: Gresa Muli- Kryetare, Habibe Gërxhaliu - Nënkryetare si dhe Teuta Aruçi Shartari- Sekretare