en-US
 
  • Site
  • Web
Search


Organizata  jo-qeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është duke zbatuar  projektin “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori Brot fűr die Welt (BfdW)  nga Gjermania.

IADK është aktualisht organizata e vetme dhe udhëheqëse në Kosovë, e cila është akredituar dhe ka te validuar programin e blegtoris nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) në vitin 2015, në ofrimin e shërbimeve të trajnimit të arsimit joformal, përkatësisht në zhvillimin e sektorit të blegtorisë. Duke parë nivelin e ulët të trajnimit profesional të të rinjve dhe fermerëve në Kosovë, IADK përmes këtij aktiviteti do të trajnojë fermerët mbi bazën e kurrikulave të miratuara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës. Pjesëmarrësit do të trajnohen në 14 module apo 230 orë të trajnimit teorik 30% dhe praktik 70% në nivel ferme që do të zgjasin 28 ditë. Në fund të trajnimit, pjesëmarrësit do të marrin titullin Teknik i Blegtorisë i Nivelit të III.

Gjatë këtij viti IADK do të trajnojë një grup prej 15 fermerëve të Komunës së Ferizajt dhe Shtimes. Së paku 30 %  e kandidatëve është e preferuar të jenë të gjinisë femërore. Pjesa teorike e trajnimeve me fermerë do të mbahet në komunat përkatëse ne bashkëpunim me kandidatet pjesëmarrës, ndërsa pjesa praktike do të mbahet në fermat model të cilat janë të mbështetura nga IADK. Seancat e trajnimeve do të mbahen nga stafi i IADK-së që janë ekspertë në sektorin e blegtorisë. Projekti do të mbulojë shpenzimet që lidhen me trajnimet (ushqimi, transporti , si dhe materialet mësimore dhe certifikimin).

Kandidatët e suksesshëm do të certifikohen si: Teknik i Blegtorisë, niveli ІІІ sipas KKK.

Aplikacionet mund t’i merrni ne zyrat e IADK-së, ne Zyrën për Bujqësi dhe komunat  e Ferizajt dhe Shtimes apo t’i shkarkoni nga web:  www.iadk.org.

Nxitoni të aplikoni sa më parë ngase numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Data e fundit për aplikim është 16.03.2018, ora 16:00.

Për ta shkakruar aplikacionin kliko këtu

Për më tepër informata referoju  zyrës së IADK-së,apo,

Tel: +386(0) 49 777 059 & +377(0) 44 777 036;

E-mail: fidan.skeraj@hotmail.com;    shkurta.bunjaku@uni-pr.edu;  info@iadk.org