en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK FILLON SISTEMIMIN E TË RINJVE NË PUNË PRAKTIKE

Nga muaji Mars 2018 ka filluar sistemimi i të rinjve/studentëve në punë praktike nëpër kompani dhe institucione të ndryshme për të cilat ata janë përcaktuar, me qëllim të përfitimit të njohurive praktike në fushat përkatëse që ndërlidhen me shkollimin e tyre.

IADK është duke zbatuar projektin “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjëve në sektorin e bujqësisë”, përmes së cilit synohet përgatitja dhe lehtësimi i qasjes për integrimin e të rinjve në tregun e punës. Në aktivitetin për përkrahjen e të rinjve/studentëve të diplomuar në drejtimin e bujqësisë dhe teknologjisë ushqimore për këtë vit janë përzgjedhur 15 përfitues në 5 komuna, të cilët do kryejnë punën praktike me pagesë në periudhë tre mujore, ndërsa në vitin e ardhshëm një përkrahje e njëjtë do të bëhet në 5 komuna tjera ku shtrihet projekti.


  

Paraprakish me kandidatët e përzgjedhur është mbajtur një takim informues, me qëllim të njoftimit të të rinjëve për mënyrën e sistemimit dhe përkrahjes në punë praktike.

Në këtë takim ata janë informuar nga drejtori ekzekutiv i IADK-së për punën që është duke bërë IADK në përkrahjen e fermerëve dhe të rinjve në zhvillimin e bujqësisë dhe përmirësimin e kushteve të banorëve në zonat rurale. Pas njohjes me programin e sistemimit në punë praktike dhe kushtet e ofruara përmes këtij programi, ai ju rekomandoj të rinjve që kudo që kanë vendosur të kryejnë punën praktike, të angazhohen maksimalisht për të kontribuar dhe përfituar përvoja të mira, si në aspektin profesional ashtu edhe në aspektin respektimit të orarit të punës, ndërsjelle të mirë  me personelin e kompanisë/institucionit dhe palëve tjera, ngase në rastet e punësimit, përkushtimi në punë dhe profesionalizmi i treguar janë faktorë kyq për pronarët dhe udhëheqësit e kompanive/organizatave.

Kandidatët e përzgjedhur për punë praktike, vet kanë propozuar kompanitë/institucionet ku do të kryejnë punën praktike tre mujore, dhe po ashtu ata kanë caktuar kohën e fillimit të këtij programi. Gjatë muajit mars 8 prej tyre kanë filluar me punën praktike, me të cilët janë nënshkruar marrëveshje punësimi praktik dhe janë sistemuar në vendet e punës për kryerje të praktikës, ndërsa 7 studentët tjerë do të fillojnë punën praktike gjatë muajve të ardhshëm.

 

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).