en-US
 
  • Site
  • Web
Search


Sipas publikimit të datës 05.02.2018 për njoftim të të rinjëve për aplikim në punë praktike në kompani dhe institucione të ndryshme, në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjëve në sektorin e bujqësisë”, sipas afatit të paraparë deri më 15.02.2018,janë pranuar gjithsej 49 aplikacione nga 5 komunat: Drenas(17),Mitrovicë (10),Istog (4) Podujevë (12) dhe Viti (6).

Pas pranimit të aplikacioneve është bërë vlerësimi dhe përzgjedhja e 15 kandidatëve. Përzgjedhja e kandidatëve është bërë në bazë të kritereve si: dokumentacioni i kompletuar, mosha, niveli i edukimit, statusi aktual i studimit, shtrirja gjeografike e projektit dhe nota mesatare. Gjatë vlerësimit përparësi i është dhënë kandidatëve të cilët kanë qenë të diplomuar (Master/Bachelor), kandidatët që janë në vitin e fundit të studimeve dhe ata të cilët nuk kanë pasur rast të kryejnë punë praktike më herët për përfitim të njohurive profesionale.

Duke u bazuar në kriteret e lartcekura përfitues të këtij programi janë këta kandidatë:


Nr.

Emri & Mbiemri

Komuna

Vendbanimi

1

Albnor Berisha

Drenas

Vasilevë

2

Blerim Berila

Drenas

Zabel i Ultë

3

Ariana Zogaj-Brahimi

Drenas

Zabel i Ultë

4

Egzon Bërbatovci

Drenas

Godanc

5

Naxhije Fazliu

Mitrovicë

Tuneli i Parë

6

Vildane Peci

Mitrovicë

Mitrovicë

7

Bonita Shabani

Mitrovicë

Mitrovicë

8

Demë Mehmetaj

Istog

Gjurakoc

9

Dardan Rexhaj

Istog

Cerrcë

10

Majlinda Gashi

Podujevë

Dobërdol

11

Mirsim Tovërlani

Podujevë

Podujevë

12

Arta Haxhiu

Podujevë

Podujevë

13

Erdina Ismajli

Viti

Sadovinë e Cerkezëve

14

Elona Tahiri

Viti

Gërmovë

15

Gentiana Sahiti

Viti

Budrikë e Epërme


Vërejtje: Me kandidatët e përzgjedhur do të mbahet një takim informues më 28.02.2018 nga ora 14:00, në zyret e IADK-së, me qëllim të informimit më detal për përkrahjen dhe sistemimin e tyre në punë praktike.

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).