en-US
 
  • Site
  • Web
Search

KRIJOHET NJËSIA PËR PËRGATITJEN E ËMBËLSIRAVE NË KOMUNËN E SHTIMES

Në kuadër të Projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”, financuar nga donatori Gjerman  “Brot fur die Welt” dhe implementuar nga organizata IADK në bashkëpunim me Komunën e Shtimes, është e paraparë krijimi i njësisë për përgatitjen e ëmbëlsirave.
  


Para përzgjedhjes së përfitueses së njësisë për përgatitjen e ëmbëlsuarave, janë mbajtur trajnime me gratë nga komuna e Shtimes ku u janë shpërndarë edhe aplikacionet për gratë e interesuara. Sipas kritereve është përzgjedhur Znj, Gjevahire Mustafa e cila është përkrahur me pajisje për përgatitje të ëmbëlsirave siç jane: furrë profesionale për pjekje, frigorifer vertikal,  shok komore, mikser planetar për ëmbëlsira,  mikser spiral për brum, tavolinë pune e hapur - me një raft, rafte vjerrëse dhe rafte metalike.