en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK CERTIFIKON 10 STUDENTËT E PËRZGJEDHUR PËR KRYERJEN E PUNËS PRAKTIKE

Dhjetë (10) studentet e përzgjedhur për kryerjen e punës praktike 3 mujore në kompani dhe institucione të ndryshme kane perfunduar 5 sesionet e trajnimeve në kuadër  të aktivitetit Trajnim i butë për punë praktike, i cili aktivitet është paraparë në projektin ”Mundësimi i Vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës “ projekt trevjeçar 2017-2019 i përkrahur nga Donatori  Bread for the Word nga Gjermania, ku përfshihen komunat Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj, Leposaviq, Zubin Potok, Shtime, Lipjan dhe Ferizaj.

 

Pas përfundimit të këtyre trajnimeve, studentët u janë nënshtruat testit ku të gjithë kanë kaluar me sukses dhe janë pajisur me certifikata  nga IADK. Po ashtu është bërë nënshkrimi i  kontratave në mes të studentëve, IADK-së dhe institucioneve apo kompanive të ndryshme për kryerjen e praktikës në pune për 3 muaj. 

Muajt e ardhshëm do të fillojë edhe sistemimi i tyre në punë praktike nëpër kompani dhe institucione të ndryshme ku ata janë përcaktuar. Për më tepër, ky angazhim i studentëve në punë praktike do t’i bën ata më tërheqës për tregun e punës dhe rritë mundësitë e tyre për punësim në vendin ku do të kryejnë praktikën ose në ndonjë organizatë, kompani ose institucion tjetër ku përvoja e marrë nga praktika në pune do t’ju shërbejë si dëshmi për një punësim me te lehtë.