en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK PËRFUNDON SESIONET INFORMUESE

Në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”, IADK ka mbajtur 5 sesione informuese në 5 komuna në të cilat është planifikuar zbatimi i aktiviteteve këtij projektit gjatë vitit 2018. 

Kët
o sesione janë mbajtur në Drenas, Mitrovicë, Istog, Podujevë dhe Viti, dhe kanë marrë pjesë gjithsejtë 151 persona, prej tyre të  rinjë, nxënës, student, profesor, fermer, gra dhe zyrtar nga drejtoritë komunale për bujqësi, të cilët janë informuar projektin, aktivitetet e projektit të cilat do të zbatohen në komunat përkatëse, pastaj për formularin e aplikimit për trajnime profesionale dhe për punë praktike, afatet, dokumentacionin dhe kriteret për të qenë përfitues të projektit.

Projekti do të përkrahë të rinjtë me trajnime në sektorë të ndryshëm të bujqësisë dhe përpunimit të prodhimeve bujqësore, si dhe përkrahjen në punë praktike me pagesë për të rinjtë/studentët e drejtimit të bujqësisë dhe teknologjisë ushqimore. Në komunat e lartcekura janë vendosur në tabelat e shpalljeve Ftesat për aplikim për trajnimin e të rinjve në bujqësi, që është e hapur deri 24.02.2018, dhe Shpalljet për punë praktike për studentët, që është e hapur deri më 15.02.2018.

Andaj ftojmë të rinjtë që të shfrytëzojnë mundësinë për të aplikuar në përkrahjet e ofruara përmes projektit, dhe të rrisin kapacitetet e tyre profesionale në sektorët përkatës të bujqësisë. Në tabelën e mëposhtme të rinjtë mund të shikojnë se për cilin sektor mund të aplikojnë për trajnime në komunat përkatëse.

Në 8 sektor do të kemi nga 2 grupe të të rinjve për trajnime profesionale

Nr.

Komuna

Perimtari

Pemëtari

Bimë mjekësore

Blegtori

Përpunim i perimeve

Përpunim i pemëve

Përpunim i qumështit

Përgatitja e ushqimit tradicional

1

Drenas

 

1

1

1

 

 

1

 

2

Viti

 

 

 

2

1

 

 

1

3

Podujevë

1

 

 

 

2

1

 

 

4

Mitrovicë

2

2

 

 

 

 

 

2

5

Istog

 

 

2

 

 

2

2

 


Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).