en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PËRFUNDOJNË SESIONET INFORMUESES NË KUADËR TË PROJEKTIT “PROMOVIMI I MSA DHE RËNDËSISË SË EKSPORTIT TË PRODUKTEVE BUJQËSORE”

Organizata Joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është duke zbatuar projektin “Promovimi i MSA dhe rëndësisë së eksportit të produkteve bujqësore” në regjionet: Ferizaj, Gjakovë, Gjilani, Mitrovicë, Pejë, Prishtinë dhe Prizren.

Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Në kuadër të projektit janë organizuar 7 sesione të informimit në lidhje me objektivat, aktivitetet që do të nderrmerren dhe ndikimin që do ta këtë ky projekt. Në këto sesione informuese të pranishëm ishin gjithsej 212 pjesëmarrës duke përfshirë fermerë, përfaqësues të bizneseve bujqësore, pika përpunuese dhe zyrtarë të komunave.

Po ashtu temë diskutimi për fermerë dhe përpunues kanë qenë barrierat që po u krijohen për eksport dhe shitje të produktit në tregun Europian.