en-US
 
  • Site
  • Web
Search


Ftohen të rinjtë/rejat nga Komunat: Drenas, Mitrovicë, Istog, Podujevë dhe Viti që të aplikojnë për trajnime në njërin nga sektorët përkatës, sipas tabelës së mëposhtme:

Në 8 sektorë do të kemi nga 2 grupe të të rinjve për trajnime profesionale

Nr.

Komuna

Perimtari

Pemtari

Bimë mjekësore

Blegtori

Përpunim i perimeve

Përpunim i pemëve

Përpunim i qumështit

Përgatitja e ushqimit tradicional

1

Drenas

1

1

1

1

2

Viti

2

1

1

3

Podujevë

1

2

1

4

Mitrovicë

2

2

2

5

Istog

2

2

2


IADK  është duke zbatuar  projektin “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”  në komunat: Drenas, Gjilan, Kamenicë, Viti, Podujevë,  Mitrovicë, Rahovec, Pejë, Istog dhe Zubin Potok.  Projekti është dy vjeçar (2018/2019), dhe në vitn e parë aktivitetet do të zbatohen në 5 komuna, ndërsa vitin e dytë në 5 komunat tjera.

Trajnimet për grupet e të rinjve në sektorët e lartcekur do të mbahen në komunat përkatëse si në tabelë, dhe do të jenë nga 10 ditë trajnimi të kombinuara teori-praktik, një vizitë brenda Kosovës, ndërsa pas përfundimit secili nga përfituesit që kanë ndjekur rregullisht trajnimet, do të furnizohen simbolikisht  me pajisje esenciale për punë, varësisht nga veprimtaria e tyre për të cilën janë trajnuar, dhe po ashtu gjatë ditëve të trajnimit do të mbulohen shpenzimet e transportit dhe ushqimit me një shumë simbolike.

Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë që:

  • janë të papunë me moshë 18-29 vjeç
  • të kenë nivel të ulët të arsimit apo trajnimit
  • t’u përkasin familjeve që jetojnë në zona rurale
  • të  kenë vullnet për të filluar veprimtarinë e tyre bujqësore
  • të kenë potencial për aktivitete bujqësore (tokë, uji, bagëti etj)

    Aplikacionet mund t’i merrni në drejtoritë për bujqësi në komunat përkatëse, ose online në faqet e internetit: www.iadk.org, ndërsa dorëzimi i aplikacionit me dokumentet e kërkuara po ashtu dorëzohen në komunat përkatëse  deri më 24.02.2018.

    Për ta shkarkuar aplikacionin klikoni këtu

    Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).