en-US
 
  • Site
  • Web
Search


Organizata  joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë  së Kosovës (IADK) është duke zbatuar  projektin dy vjeçar “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjëve në sektorin e bujqësisë”  në komunat: Drenas, Gjilan, Kamenicë, Viti, Podujevë,  Mitrovicë, Rahovec, Pejë, Istog dhe Zubin Potok. 

Një prej objektivave të projektit është integrimin i të rinjve në tregun aktiv të punës si dhe mundësimi i kryerjes së praktikës profesionale në periudhë prej tre muajve për të rinjtë që kanë përfunduar apo janë në përfundim të shkollimit të lartë në fushën e bujqësisë apo teknologjisë ushqimore.

Gjatë vitit 2018 do të zbatohen aktivitetet e projektit në 5 komuna (Drenas, Viti, Podujevë, Mitrovicë dhe Istog), ku do të përkrahen nga 3 të rinjë/studentë nga secila komunë, për kryerjen e punës praktike në kompanitë/institucionet për të cilat ata vetë do të përcaktohen dhe dakordohen paraprakisht. Gjatë punës praktike në periudhë prej 3 muajve, të rinjtë/studentët do të kenë një kompensim në baza mujore për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit, ushqimit  dhe komunikimit.

Andaj ftohen të rinjt/studentët nga Fakulteti i Bujqësisë  dhe Veterinarisë në Prishtinë, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore në Mitrovicë si dhe fakultetet tjera me fushëveprim në bujqësi, që të aplikojnë për angazhim në praktika të ndryshme që përshtaten me profesionin e tyre.

TË DREJTË APLIKIMI PËR PUNË PRAKTIKE KANË:

  • Të rinjtë me moshë 20-29 vjeç, të cilët kanë diplomuar apo që janë në përfundim të studimeve në  Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë apo Teknologjisë ushqimore
  • Të mos kenë kryer punë praktike më parë në nivelin e ngjashëm
  • Të jenë nga këto komuna: Drenas, Viti, Podujevë, Mitrovicë dhe Istog
  • Studentët që shprehin gatishmëri/përkushtim në punën praktike në kompani/Agrobiznese institucione dhe  organizata                                                                                                                                                                                                                                                                                                                              Aplikacionet mund të merren në zyrat e IADK-së me adresë fshati Sfaraçak i Ulët, nr.11, Vushtrri ose online në faqet e internetit: www.iadk.org ose në departamentet komunale të bujqësisë.
Për të shkakruar aplikacionin kliko këtu 

Aplikacioni mund të dorëzohet në
zyrat e IADK-së ose përmes emali: info@iadk.org dhe egzon.gerxhaliu@outlook.com

Për informata shtesë mund të kontaktoni në  044 777 036.

Konkursi për aplikim është i hapur nga data 05 - 15 Shkurt 2018 .

Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).