en-US
 
  • Site
  • Web
Search


IADK  është duke zbatuar projektin Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset ruraletë Kosovës”  të financuar nga donatori BfdW nga Gjermania dhe të bashkëfinancuar edhe nga Komuna e Ferizajt. Synimi i projektit është  përmirësimi i gjendjes ekonomike të familjeve në zonat rurale përmes krijimit të mundësive për rritje të prodhimit  bujqësor.

Për fermerët e Ferizajt gjatë vitit 2018 në kuadër të këtij projekti do të shpërndahen 5 grante për fermerët e sektorit të blegtorisë, do të ngritët e një pikë për përpunim të perimeve, si dhe përkrahja e studentëve me punë praktike.

Përparësi do tu epet  fermerëve me moshë 20-45 vjeç, të  cilët jetojnë në zona rurale, janë në gjendje jo të mirë ekonomike, kanë fuqi punëtore familjare, kanë potencial për tu marrë me aktivitete bujqësore dhe blegtorale, dhe nuk kanë përfituar më parë ndonjë përkrahje nga donatorët apo qeveria, si dhe grave fermere që merren me kultivim apo përpunim të perimeve.

Për informata më të hollësishme në lidhje me aktivitetet e projektit ftohen fermerët nga Komuna e Ferizajt, që të marrin pjesë në sesionin informues që do të mbahet më datë 01.02.2018, nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Ferizajt.