en-US
 
  • Site
  • Web
Search


Organizata  joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë  së Kosovës (IADK) është duke zbatuar  projektin “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjëve në sektorin e bujqësisë”  në komunat: Drenas, Gjilan, Kamenicë, Viti, Podujevë,  Mitrovicë, Rahovec, Pejë, Istog dhe Zubin Potok. 

Qëllimi i projektit është rritja e mundësisë për angazhimin e të rinjëve në tregun e punës përmes ngritjes së kapaciteteve të tyre profesionale.  Duke ngritur njohuritë profesionale në aspektin teorik e sidomos në atë praktik, të rinjët do të kenë mundësi më të mëdha për t’u inkuadruar në tregun e punës apo për të shfrytëzuar dijen e tyre për vet-punsim në fermën e tyre.

Gjatë vitit 2018 do të zbatohen aktivitetet e projektit në komunat: Drenas,  Viti, Podujevë,  Mitrovicë,  Istog, ndërsa në vitin 2019 do të zbatohen aktivitet e projektit në 5 komunat tjera, si janë: Gjilan, Kamenicë, Rahovec, Pejë  dhe Zubin Potok.

Në fokus të projektit do të jenë:

  • të rinjët e zonave rurale të cilët nuk kanë mundur të vijojnë shkollimin e lartë,e që merren apo kanë potencial për tu marrë me aktivitete bujqësore, dhe
  • të rinjët që kanë përfunduar apo janë në përfundim të shkollimit të lartë në fushën e bujqësisë apo teknologjisë ushqimore.

Grupi i parë do të trajnohet për praktikat më të mira për prodhimin dhe përpunimin e prodhimeve bujqësore, ndërsa grupit të dytë  do t’i mundësohet kryerja e praktikës profesionale në përiudhë prej tre muajve.

Për informata më të hollësishme në lidhje me aktivitetet e projektit ftohen të rinjët dhe studentët e drejtimit të bujqësisë dhe teknologjisë ushqimore që të marrin pjesë në sesionet informues që do të mbahen sipas tabelës vijuese:

Nr.

Komuna

Data e mbajtjes

Ora

Vendi i mbajtjes

1

Drenas

05.02.2018

11:00

Salla e komunës

2

Mitrovicë

06.02.2018

11:00

Salla e komunës

3

Istog

07.02.2018

11:00

Salla e komunës

4

Podujevë

08.02.2018

13:00

Salla e komunës

5

Viti

09.02.2018

11:00

Salla e komunës