en-US
 
  • Site
  • Web
Search


IADK  në kuadër projektit “Ngritja e kapaciteteve profesionale të të rinjve në sektorin e bujqësisë”  në komunat: Drenas, Gjilan, Kamenicë, Viti, Podujevë,  Mitrovicë, Rahovec, Pejë, Istog dhe Zubin Potok, gjatë vitit 2018/2019 do të kontribuoj në avancimin e njohurive për të rinjët në fushën e bujqësisë, përpunimt të prodhimeve bujqësore, përgatitjen e ushqimeve tradicionale, si dhe përkrahjen e të rinjve në punë praktike.

“Ky grant është financuar nga projekti ‘Përkrahja e Luksemburgut për Shoqërinë Civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).”

Qëllimi i projektit është rritja e mundësisë për angazhimin e të rinjve në tregun e punës përmes ngritjes së kapaciteteve të tyre profesionale.  Duke ngritur njohuritë profesionale në aspektin teorik e sidomos në atë praktik, të rinjtë do të kenë mundësi më të mëdha për t’u inkuadruar në tregun e punës apo për të shfrytëzuar dijen e tyre për vet-punësim në fermën e tyre.

Në fokus të projektit do të jenë:

  • të rinjtë e zonave rurale të cilët nuk kanë mundur të vijojnë shkollimin e lartë, e që merren apo kanë potencial për tu marrë me aktivitete bujqësore, dhe
  • të rinjtë që kanë përfunduar apo janë në përfundim të shkollimit të lartë në fushën e bujqësisë apo teknologjisë ushqimore.

Grupi i parë do të trajnohet për praktikat më të mira për prodhimin dhe përpunimin e prodhimeve bujqësore, ndërsa grupit të dytë  do t’i mundësohet kryerja e praktikës profesionale në periudhë prej tre muajve.

Gjatë vitit 2018 do të zbatohen aktivitetet e projektit në komunat: Drenas,  Viti, Podujevë,  Mitrovicë,  Istog, ndërsa në vitin 2019 do të zbatohen aktivitet e projektit në 5 komunat tjera, si janë: Gjilan, Kamenicë, Rahovec, Pejë  dhe Zubin Potok.