en-US
 
  • Site
  • Web
Search

FILLOJNË SESIONET INFORMUESE NË RAJONIN E PRIZRENIT

Organizata Joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë  së Kosovës (IADK) është duke zbatuar  projektin “Promovimi i MSA dhe rëndësisë së eksportit të produkteve bujqësore” në regjionet: Ferizaj, Gjakovë, Gjilani, Mitrovicë, Pejë, Prishtinë dhe Prizren. Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Siç jeni njoftuar nëpërmes mjeteve të informimit dhe shpalljeve të vendosura pranë komunave, IADK ka filluar sesionet informuese në komunën Prizrenit duke përfshirë të gjitha komunat e këtij regjioni. Sesioni informues është mbajtur me datën 25.01.2018 dhe ka filluar prej ores 10:00. Në këto sesione informuese të pranishëm ishin gjithsejtë 38 pjesëmarrës të cilëve iu janë prezentuar objektivat e projektit, aktivitetet që do të ndërrmerren dhe ndikimi që do të këtë.

Gjatë këtij sesioni i pranishëm ka qenë edhe drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural i komunës së Prizrenit Z. Egzon Elshani që i ka mirëpritur të pranishmit dhe ka potencuar që eksporti i produkteve vendore ka një rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të këtij regjioni.

Po ashtu temë diskutimi për fermerë dhe përpunues kanë qenë barrierat që po u krijohen për eksport dhe shitje të produktit në tregun Europian.

Për informata më të hollësishme në lidhje me aktivitetet e projektit për regjionet tjera të Kosovës, ftohen fermerët dhe bizneset që operojnë në sektorë të ndryshëm të bujqësisë që të marrin pjesë në sesionin informues që do të mbahet në sallat e Komunave të cekura më poshtë:

Prishtinë - më datën 26/01/2018, nga ora 10:00
Mitrovicë -më datën 30/01/2018, nga ora 10:00
Pejë - më datën 31/01/2018, nga ora 10:00
Gjakovë - më datën 01/02/2018, nga ora 10:00
Gjilan - më datën 02/02/2018, nga ora 10:00
Ferizaj - më datën 06/02/2018, nga ora 10:00