en-US
 
  • Site
  • Web
Search


Organizata joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë  së Kosovës (IADK) është duke zbatuar  projektin “Promovimi i MSA dhe rëndësisë së eksportit të produkteve bujqësore” në regjionet: Ferizaj, Gjakovë, Gjilani, Mitrovicë, Pejë, Prishtinë dhe Prizren.Ky grant financohet nga Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida), menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Agjensioni Suedez për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).


Qëllimi i projektit është lehtësimi dhe sqarimi i praktikave të MSA që të ngritet numri i prodhueseve bujqësor që të eksportojnë produkte në tregun e Bashkimit Evropian.

Në fokus të projektit do të jenë: 
  • Fermerët dhe bizneset që operojnë bujqësi me potencial për eksport dhe që paraqesin konkurrencë dhe kualitet në tregjet Evropiane, dhe 
  • Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe institucionet lokale të cilat janë bartëse në zbatimin e MSA-së në nivel komunal sa i përket planifikimit të politikave, monitorimit dhe raportimit

Për informata më të hollësishme në lidhje me aktivitetet e projektit ftohen fermerët dhe bizneset që operojnë në sektorë të ndryshëm të bujqësisë që të marrin pjesë në sesionin informues që do të mbahet në sallat e Komunave të cekura më poshtë:

Prizren - më datën 25/01/2018, nga ora 10:00.

Prishtinë - më datën 26/01/2018, nga ora 10:00

Mitrovicë -më datën 30/01/2018, nga ora 10:00

Pejë - më datën 31/01/2018, nga ora 10:00

Gjakovë - më datën 01/02/2018, nga ora 10:00

Gjilan - më datën 02/02/2018, nga ora 10:00

Ferizaj - më datën 06/02/2018, nga ora 10:00


Për ta shkarkuar njoftimin
  klikoni këtu




Sinqerisht

Zenel Bunjaku

Drejtor Ekzekutiv i IADK-së