en-US
 
  • Site
  • Web
Search

CEREMONIA E CERTIFIKIMIT TË 60 KANDIDATËVE

Në kuadër të projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori Brot fűr die Welt (BfdW)  nga Gjermania më datë 27/12/2017 është mbajtur ceremonia e certifikimit të 14 kandidateve nga trajnimet profesionale ne blegtori , dhe certifikimi  46 grave ne modulin e ëmbëlsirave .

Kandidatët kane qenë nga tri komuna, Shtime, Vushtrri, dhe Zubin Potoku. Ne ceremoninë e certifikimit kanë marrë pjesë 80 persona në total po ashtu pjesëmarrës kanë qenë edhe kryetari komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, Drejtori i Ekonomisë Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Miran Halili si dhe përfaqësues nga komuna e Shtimes Bashkim Ahmeti.

Fjalën hyrëse në ceremoninë e certifikimit e mori Drejtori Ekzekutiv i IADK-së ku falënderoi donatorët si dhe komunat për bashkëpunim, dhe theksoi rëndësinë e edukimit profesional për fermerët. Po ashtu DE Zenel Bunjaku potencoi që në të ardhmen do të ketë bashkëpunime të vazhdueshme me të gjitha komunat në Kosovë për zhvillimin e bujqësisë në Kosove si sektor që ka ndikim në zvogëlimin e importit dhe rritjen e eksportit të produktit.

   

Fjalë rasti po ashtu patën Kryetari i ri i Komunë së Vushtrrisë Z. Xhafer Tahiri si dhe Bashkim Ahmeti ku e falënderuan IADK-në për punën e bërë në zbatimin e projektit dhe mundësitë qe IADK krijon për fermerët ne tërë territorin e Kosovës dhe shprehën gatishmëri për bashkëpunime tjera në të ardhmen.

Falenderim të veqantë për IADK-në kanë shprehur dy nga përfitueset e projektit Znj. Ganimete Mulliqti dhe Shqiponje Pajaziti te cila theksan që certifikata e fituar do t’u hapë rrugë të reja për punësim.

Të përfituesit të projektit kanë pranuar certifikatat profesionale për të cilat kanë ndjekur trajnimet nga IADK.

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës – IADK është e angazhuar për zhvillimin e bujqësisë dhe ngritjen e aftësimit profesional në fushën e bujqësisë. Për të siguruar të rinjtë dhe të rriturit të marrin kualifikime që do të njihen si ekuivalentë me ato të dhëna nga institucionet tjera në vend dhe jashtë vendit, IADK është akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve –AKK për të ofruar, vlerësuar dhe certifikuar kualifikimin në sektorin e blegtorisë. Pjesëmarrësit në këto trajnime do të certifikohen si TEKNIK I BLEGTORISË, NIVELI I III SIPAS AKK.