en-US
 
  • Site
  • Web
Search

SHPËRNDAHEN CERTIFIKATAT E ANALIZAVE TË MJALTËS PËR 10 BLETARË

Në kuadër të aktivitetit për analiza të mjaltit dhe kultivueseve të bletëve nëpër regjione të ndryshme  të Kosovës është angazhuar studentja M.Sc Narta Voca e cila për temë diplome të masterit ka pasur të bëjë studim e këtij sektori. Në këto analiza janë marrë 10 mostra nga 10 fermerë dhe këto mostra janë dërguar në Laboratorin për Kimi Analitike dhe Përbërjen e Produkteve Natyrale të Institutit Mesdhetar Agronomik të Chania në Crete Greqi.

Këto analiza kanë përfshirë shumë parametra që munden të ndikojnë në kualitetin e mjaltës, si psh: lagështinë, konduktivitetin elektrik, lloji i sheqernave, enizmet, përqëndrimi i sheqerit të mjaltës, shkallën e pH për aciditet, përqëndrimi i polenit si dhe tipin dhe llojin e bimëve nga të cilat është ushqyer bleta. 

Të gjitha rezultatet për të 10 fermerët për kualitetin e mjaltës janë përfunduar në këtë institut dhe u janë shpërndarë dhe shpjeguar nga Drejtori Ekzekutiv i IADK Zenel Bunjaku.


   

Fermerët pjesëmarrës në këtë studim kanë qenë:

1. Sabri Haziri
2. Zymer Bajraktari 
3. Ali gegaj
4. Burim Azemi
5. Bajram Murseli
6. Esat Deda
7. Remzi Hasani
8. Bekim Ulluri
9. Agim Musa