en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PËRFUNDOJNË TRAJNIMET PROFESIONALE ME GRUPIN E PARË

IADK është duke zbatuar  projektin “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori Brot fűr die Welt (BfdW) nga Gjermania, dhe bashkë financuar nga Komuna e Vushtrrisë.

Si organizata e vetme në Kosovë për mbajtjen e trajnimeve profesionale në sektorin e blegtorisë. IADK-ja ka përfunduar trajnimet me grupin e parë të kandidatëve nga komuna e Vushtrrisë. 14 kandidatët e parë pas trajnimeve 3 mujore i janë nënshtruar formës së testimit sumativ dhe para komisionit me datat 05.12.2017 respektivisht 11.12.2017. Vlerësimi sumativ është bërë në prani të ekspertëve të IADK-së nën vëzhgimin e Drejtorit Ekzekutiv, ndërsa vlerësimi para komisionit është bërë nga një eksperti i IADK-së, një anëtar i Shoqatës së prodhuesve të qumështit dhe nga një profesor i Shkollës së mesme profesionale të Komunës së Vushtrrisë.