en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK SHPËRNDAN FIDANËT E ARRËS DHE MJEDRËS PËR FERMERËT E KOMUNËS SË LIPJANIT DHE VUSHTRRISË

Në kuadër të zbatimit të projektit  “Promovimi i sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit” në komunat: Lipjan, dhe Vushtrri, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, gjatë periudhës Shtator-Nëntor 2017 janë përkrahur 7 fermerë në ngritjen e pemishteve me arra me sipërfaqe nga 0.5-1/ha si dhe 9 fermerë me pemishte me mjedër me sipërfaqe prej 0.2/ha.


   

Përfituesit e arrave janë përkrahur me fidanë të arrës, sistem të ujitjes, rezervar 3000l, plehra kimike, shtylla dhe tel rrjete për rrethojë si dhe me trajnime e këshilla direkte profesionale për praktikat e kultivimit të arrës.

Përfituesit e mjedrave gjithashtu janë përkrahur me fidanë të mjedrës, sistem të ujitjes, rezervar 3000l, shtylla betoni, tel, ankera si dhe kanë ndjekur trajnime dhe këshilla profesionale për praktikat e kultivimit te mjedrës.