en-US
 
  • Site
  • Web
Search

CEREMONIA E CERTIFIKIMIT TË 93 PËRFITUESVE TË PROJEKTIT GIZ

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë  së Kosovës (IADK) në kuadër të zbatimit të  projektit "Promovimi i sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit “ në komunat Lipjan, Shtime dhe Vushtrri, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë,  ka organizuar ceremoninë e certifikimit të 93 përfituesve të projektit të cilët kanë marrë të mira nga grantet e përkrahura nga IADK.

Projekti është shtrirë në 3 komuna: Vushtrri që janë përkrahur 49 përfitues, Lipjan janë përkrahur 35 përfitues dhe Shtime ku janë përkrahur 11 përfitues. Grupe të synuara ka pasur personat e riatdhesuar dhe familjet e tjera në zonat rurale që kanë kushte të mira toke për prodhimin, shitjen dhe hyrjen në treg. Përkrahja totale nga donatori ka qenë 242,734.40€ me 20% participim nga fermeri apo 400€, në total 37,908.00€.

Përfituesit e projektit janë përkrahur me këto paketa te granteve: Serra 200 m² përcjellë me inpute dhe fidanë perimesh, fidanë të mjedrës dhe arrës përcjellë me inpute, pajisje profesionale për bletari, mbështetje me makineri bujqësore si dhe laktofriz për ruajtje të qumështit. Këta fermerë po ashtu janë përkrahur edhe me trajnime si: menaxhim biznesi dhe mbajtje të librave të fermës, 5 sesione me këshilla profesionale të drejtpërdrejta që lidhen me aktivitetin e grantit, informata për shitjet, çmimet e produkteve, promovimin më të mirë në lidhje me kompanitë e përpunimit, promovimi i praktikave të mira bujqësore, monitorim dhe këshillim të vazhdueshëm, këshillime rreth hyrjes në treg dhe rëndësisë së kontratës si dhe asistencë për të legalizuar bizneset e reja, regjistrimin e fermave, bashkim në shoqatë apo kooperativë.

Më datën 12/12/2017 u mbajt ceremonia e certifikimit te përfitueseve të GIZ në Qendrën Edukuese të Fermerëve në IADK ku u ftuan të gjithë përfituesit e projektit nga tri komunat,  zyrtarët e komunave si dhe përfaqësuesit e GIZ. 

Fjalën hyrëse në ceremoninë e certifikimit e mori Drejtori Ekzekutiv i IADK-së  ku falënderoi Donatorët e GIZ si dhe komunat për bashkëpunim, dhe theksoi bashkëpunimin profesional me te gjithë fermerët përfitues në projekt. Po ashtu DE Zenel Bunjaku potencoi që në të ardhmen do të ketë bashkëpunime të vazhdueshme me GIZ për zhvillimin e bujqësisë në Kosove si sektor që ka ndikim në zvogëlimin e importit dhe rritjen e eksportit të produktit.

Fjalë rasti po ashtu pati Ottilie Mooshofer ku e falënderoi IADK-në për punën e bërë në zbatimin e projektit në një kohë tepër të shkurtër për vetëm 6 muaj e po ashtu edhe për transparencë dhe profesionalizmin e treguar gjate zbatimit të projektit.
 
 

Për një fjalë rasti janë ftuar edhe kryetari në largim i komunës së Vushtrrisë Z.Bajram Mulaku, drejtori i departamentit të bujqësisë në komunën e Lipjanit Z.Feti Krasniqi si dhe drejtori për ekonomi dhe zhvillim rural i komunës së Shtimes Z.Sabri Qerkini, të cilët falebderuan IADK-në për përkrahjen e fermerëve në komunat përkatëse dhe shprehën gatishmëri për bashkëpunime tjera.

Një falenderim të veqantë pë IADK-në dhe GIZ, ka shprehur njëra nga përfitueset e projektit Znj.Taibe Krasniqi e cila theksoi që granti i fituar ia ka lehtësuar jetën e saj si kryefamiljare.

Të gjithë fermerët përfitues të projektit kanë nënshkruar dokumentet e pronësisë së grantit të fituar si dhe kanë pranuar certifikatat profesionale për të cilat kanë ndjekur trajnimet nga IADK. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm 94 pjesëmarrës.

  

Në fund për të gjithë të pranishmit është shtruar dreka me ushqime tradicionale.