en-US
 
  • Site
  • Web
Search

TRAJNIMET PËR MODULIN E ËMBËLSIRAVE - VUSHTRRI

Në kuadër të projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinaliztuara në viset rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori Gjerman Brot fur die Welt dhe implementuar nga organizata IADK janë te parapara edhe trajnime në modulin e ëmbëlsirave ku janë krijuar 3 grupe të grave, grupi i pare është krijuar në fshatin Qabër komuna e Zubin Potokut,  grupi i dytë në Shtime dhe grupi i tretë ka filluar trajnimet me gratë e komunës së Vushtrrisë, trajnimet mbahen në IADK me gjithsej 10 sesione të trajnimeve.

Deri më tani janë mbajtur 4 sesione të trajnimeve ku janë përshirë këto tema:

1.    Higjiena gjate përpunimit të ushqimit 

2.    Objekti dhe pajisjet në vendin e punës

3.    Standardizimi i produktit

4.    Përgatitja e bakllavës

5.    Ëmbëlsirë me mak 

6.    Përgatitja e bombicave

7.    Përgatitja e sheqerpares

8.    Torte akullze ( kocka)

9.    Përgatitja e trileqes

10.  Keksa me susam 

  

Gjatë këtyre trajnimeve gratë janë njoftuar për rëndësinë e madhe që ka higjiena dhe përdorimi i pajisjeve si dhe përgatitja e brumit të ëmbëlsirave , kualiteti i produkteve. 


Gjatë këtyre trajnimeve gratë ne mënyrë praktike do te  demonstrojnë njohurit e tyre ne përgatitjen e e përgatitjes së ëmbëlsirave.

Pas përfundimit të 10 ditëve trajnimi në  modulin e ëmbëlsirave, do të mbahen edhe 3 ditë trajnime ekonomike