en-US
 
  • Site
  • Web
Search

TRAJNIMET PËR MODULIN E ËMBËLSIRAVE-SHTIME

Në kuadër të projektit"Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori Gjerman Brot fur die Welt dhe implementuar nga organizata IADK janë të parapara edhe trajnime në modulin e ëmbëlsirave ku do të krijohen 3 grupe të grave: grupi i pare është krijuar ne fshatin Qabër komuna e Zubin Potokut. Grupi II i krijuar i grave të Shtimes kanë vijuar 10 sesione të trajnimeve ku janë përshirë këto tema:

      1. Higjiena gjate përpunimit të ushqimit 
2. Objekti dhe pajisjet ne vendin e punës
3. Standardizimi i produktit
4. 
Përgatitja e bakllaves 
5. Ëmbëlsirë me mak  
6. Përgatitja e bombicave 
7. Përgatitja e sheqerpares
8. Torte akullze (kocka)
9. Përgatitja e trileqes 
10. 
Keksa me susam 


Gjatë këtyre trajnimeve gratë janë njoftuar për rëndësinë e madhe që ka higjiena dhe përdorimi i pajisjeve si dhe përgatitja e brumit të ëmbëlsirave, kualiteti i produkteve .

Po ashtu ky  grup i grave do të vijojë edhe dy sesione të trajnimeve në aspektin ekonomik dhe do të aftësohen për fillimin e biznesit.