en-US
 
  • Site
  • Web
Search

KOMUNA  E VUSHTRRISË  FALENDERON IADK-NË PËR BASHKËPUNIMIN

Sot më 1 Dhjetor 2017, kryetari në largim i Komunës së Vushtrrisë Z.Bajram Mulaku ka ftuar Drejtorin Ekzekutiv të IADK-së Z.Zenel Bunjakun për një takim lamtumirës dhe në shenjë falenderimi për bashkëpunimin.

Z.Mulaku është shprehur shumë i kënaqur për bashkëpunimin që ka pasur me IADK-në gjatë mandatit të tij dhe ka ndarë për IADK-në një mirënjohje falenderuese për punën e bërë.



IADK gjatë zbatimit të projekteve në Komunën e Vushtrrisë, çdoherë ka pasur përkrahjen e Komunës si në bashkëfinancime po ashtu edhe përkrahjen morale.

Edhe Drejtori i IADK-së Z.Bunjaku ka shprehur falenderime të veçanta për punën, përkushtimin dhe përkrahjen që ka pasur IADK nga Komuna e Vushtrrisë,me ç’rast ka ndarë një mirënjohje.

IADK do të jetë gjithmonë e gatshme të bashkëpunojë me Komunën e Vushtrrisë në zbatimin e projekteve të përbashkëta në fushën e Bujqësisë.