en-US
 
  • Site
  • Web
Search

FINALIZOHET PROJEKTI I PËRKRAHJES ME SERRA PËR 59 FERMERË

Në kuadër të zbatimit të projektit “Promovimi i sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit” në komunat: Lipjan, Shtime dhe Vushtrri, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, është finalizuar përkrahja me serra, farëra, fidanë dhe inpute tjera përcjellëse për 59 fermerë. 

Se
rrat kanë sipërfaqe prej 200 m² dhe janë  të ndërtuara me konstruksion nga metali i zingtuar. Pakoja mbështetëse përveç serrës përmban edhe sistemin e ujitjes, foljen e zezë, rrjetën për hijezim, farëra të spinaqit, qepujka apo edhe fidanë të sallatës, varësisht nga planifikimi i mbjelljes së serrave, që është bërë nga vet përfituesit.

IADK është në vazhdimësi duke ofruar edhe asistencë profesionale për metodat e kultivimit të perimeve gjatë sezonës vjeshtore dhe të gjithë përfituesit janë në proces të përkujdesjes për perimet e mbjella në serrë. Me qëllim të mbrojtjes së perimeve nga temperaturat e ulëta, IADK më 23 Nëntor 2017 ka furnizuar të gjithë përfituesit me agrofolje me sipërfaqe prej 210 m². 

Me këtë furnizim është përmbyllur pakoja investuese për furnizim dhe ndërtim të serrave dhe inputeve tjera përcjellëse për 59 fermerët të cilët në grantet mbështetëse janë përcaktuar për ngritje të serrave.

  

Ndërsa monitorimi dhe ofrimi i këshillave profesionale do të vazhdojë edhe muajve të ardhshëm deri në përfundim të projektit.