en-US
 
  • Site
  • Web
Search

 TRAJNIMET PËR MODULIN E ËMBËLSIRAVE

Në kuadër të projektit"Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori Gjerman Brot fur die Welt dhe implementuar nga organizata IADK janë të parapara edhe trajnime në modulin e ëmbëlsirave ku do të krijohen 3 grupe të grave ku grupi i parë është krijuar në fshatin Qabër komuna e Zubin Potokut. Grupi i grave ka vijuar 10 sesione të trajnimeve ku janë përshirë këto tema:

1. 
Higjiena gjatë përpunimit të ushqimit 
2. 
Objekti dhe pajisjet në vendin e punës 
3. 
Standardizimi i produktit
4. 
Përgatitja e bakllavës 
5. 
Ëmbëlsirë me mak  
6. 
Përgatitja e bombicave 
7. 
Përgatitja e sheqerparës 
8. 
Tortë akullze (kocka)
9. 
Përgatitja e trileqes 
10. 
Keksa me susam 

 

Gjatë këtyre trajnimeve gratë janë njoftuar për rëndësinë e madhe që ka higjiena dhe përdorimi i pajisjeve si dhe përgatitja e brumit te ëmbëlsirave, kualiteti i produkteve. G
ratë në mënyrë praktike kanë demonstruar njohuritë e tyre në përgatitjen e ëmbëlsirave  dhe kanë parë rëndësinë e higjienës dhe standardizimit të produktit.

Po ashtu ky grup i grave do të vijojnë edhe dy sesione të trajnimeve në aspektin ekonomik dhe do të aftësohen për fillimin e biznesit.