en-US
 
  • Site
  • Web
Search

IADK SHPËRNDAN INPUTET PËR PËRFITUESIT E PEMISHTEVE ME ARRA DHE MJEDRA

Në kuadër të zbatimit të projektit “Promovimi sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit” në komunat: Lipjan, Shtime dhe Vushtrri, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, gjatë periudhës Shtator-Tetor 2017 janë përkrahur 7 fermerë në ngritjen e pemishteve me arra sipërfaqe prej 0.5-1/ha si dhe 9 fermer në ngritjen e pemishteve me mjedër me sipërfaqe 0.2/ha.

Përfituesit e pemëve janë furnizuar edhe me sistem të ujitjes, sistem mbështetës, shtylla të betonit dhe tel rrjete për rrethojë, plehra kimike rezervuar dhe disa inpute tjera. Në ditët në vijim pritet edhe furnizimi me fidane të arrës dhe të mjedrës. Për ngritjen e pemishteve fermerët vazhdimisht janë këshilluar edhe rreth ngritjes së pemishteve.