en-US
 
  • Site
  • Web
Search

TRAJNIMET PËR MODULIN E ËMBËLSIRAVE

Projekti Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori Gjerman  “Brot” dhe implementuar nga organizata IADK në bashkëpunim me Komunën e Shtimes. 

Deri më tani janë mbajtur 7 sesione të trajnimeve në modulin e ëmbëlsirave ku janë përshirë këto tema: 

1. Higjiena gjatë përpunimit të ushqimit

2. Objekti dhe pajisjet 

3. Standardizimi i produktit

4. Përgatitja e bakllavës

5. Ëmbëlsirë me mak

6. Përgatitja e bombicave

7. Përgatitja e sheqerpares


 

Gjatë këtyre trajnimeve gratë janë njoftuar për rëndësinë e madhe që ka higjiena dhe përdorimi i pajisjeve si dhe përgatitja e brumit të ëmbëlsirave, kualiteti i produkteve.

Po ashtu dy grupe të grave do të vijojnë edhe këto sesione të trajnimeve:

Përgatitja e produkteve:  Keks me susam, torte akullze (kocka) dhe përgatitja e trileqes , ku në kuadër të këtyre temave gratë do të mësojnë dhe do të përgatisin në mënyrë praktike gjatë 3 ditëve, dhe do të mësojnë receptura të ndryshme.

Gjatë këtyre trajnimeve gratë në mënyrë praktike do të  demonstrojnë njohuritë e tyre në përgatitjen e ëmbëlsirave  

Pas përfundimit të 10 ditëve trajnimi në  modulin e ëmbëlsirave , do te mbahen edhe 2 ditë trajnime ekonomike.