en-US
 
  • Site
  • Web
Search

VIZITË STUDIMORE ME BLETARËT PËRFITUES TË PROJEKTIT BfdW

Më 7 nëntor 2017 në kuadër të projektit “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”  është organizuar vizita studimore  me bletarët përfitues të pajisjeve për bletë me qëllim të avancimit të praktikave në bletari. 

   

Me datën 7 nëntor është realizuar vizita studimore me bletarët përfitues të pajisjeve për bletë nga Komunat: Ferizaj, Skenderaj dhe Zubin Potok. Gjatë kësaj vizitë është vizituar bletishtja e Zymber Bajraktarit nga Kline e Epërme në Komunën e Skenderajt dhe Bletishtja e Abedin Rrustemajt në Lushtë të Komunës së Mitrovices. Gjatë kësaj vizite jemi pritur nga ekspertët që kanë një përvojë shumë të gjatë në bletari nga: Zymber Bajraktari dhe Abedin Rrustemaj.



Pas përfundimit të vizitës bletarët janë ndarë shumë të kënaqur dhe janë shprehur se kanë përfituar shumë nga përvoja e marrë gjatë kësaj vizite, poashtu ata kanë falënderuar IADK-në dhe ekspertët: Zymber Bajraktari dhe Abedin Rrustemaj për ndarjen e praktikave të mira me ta.