en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PËRKRAHEN FERMERËT NË KULTIVIMIN E BIMËVE AROMATIKE MJEKËSORE

IADK ka përkrahur katër fermerë në ngritjen e fushave për kultivim të bimëve mjekësore përkatësisht kultivimin e rigonit të bardhë, me qëllim të diversifikimit të të hyrave në zonat rurale.

Ky aktivitet është realizuar  në kuadër të projektit  trevjeçar 2017-2019  “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”, i financuar nga donatori  BfdW nga Gjermania,  bashkëfinancuar edhe nga komunat dhe kontributi i fermerëve përfitues. 

Dy fermerë nga Vushtrria dhe dy nga Skenderaj, kanë përfituar pakon mbështetëse për kultivim të bimëve mjekësore në ngastra me sipërfaqe prej 2000 m², e cila përmbanë findanet e rigonit të bardhë, sistemin e ujitjes pikë-pikë dhe një serrë tharëse me sipërfaqe prej 50 m² për tharjen e masës bimore pas kositjes.

 

Rigoni i bardhë është një nga bimët aromatike që shfrytëzohet për së paku pesë vite dhe jep një prodhim të lartë të masës bimore, e cila pas tharjes plasohet në Kompaninë “Agroprodukct” në Istog, për përpunim të mëtejm dhe eksportohet në tregun europian. Kjo bimë është e lehtë për kultivim dhe nuk kërkon toka shumë pjellore, ndërsa në vitin e parë të kultivimit duhet përqëndruar në largimin e barojave të këqija dhe ujitjen në periudhat me mungesë të gjata të reshjeve të shiut. Në vitet tjera bima shtonë volumin e saj nga dalja e kërcejve të shumtë dhe dendësia shumë e madhe e masës bimore, pengon zhvillimin e barojave të këqija. Përveq të hyrave direkte që merren nga kultivimi i kësaj bime, ajo ka një rëndësi shumë të madhe edhe për bletët, ngase gjatë fazës së lulëzimit për bletët është njëra nga kullosat më të preferuara për mbledhjen e nektarit dhe prodhimin e mjaltit.