en-US
 
  • Site
  • Web
Search

TRAJNIMET PROFESIONALE NË BLEGTORI

Organizata  Jo-qeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë  së Kosovës (IADK) është duke zbatuar  projektin “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori Brot fűr die Welt (BfdW) nga Gjermania ,dhe bashkë financuar nga Komuna e Vushtrrisë.

Si organizata e vetme e Akredituat në Kosovë nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK), IADK – është duke vazhduar mbajtjen e trajnimeve profesionale në blegtori me grupin e parë nga Komuna e Vushtrrisë. Këtë radhë janë mbajtur trajnime nga moduli “Standardet e ndërtimit të stallave”. Trajnimi teorik është mbajtur në Qendrën e Edukimit të Fermerëve (FEC) këtu në IADK, ndërsa trajnimet praktike janë mbajtur në fermën model në Dolak, me të cilën IADK ka bashkëpunim.