en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PËRFUNDOJNË TRAJNIMET ME PËRFITUESIT E KOMUNËS SË VUSHTRRISË – PROJEKTI GIZ

Organizata e joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë  së Kosovës (IADK) është duke zbatuar  projektin "Promovimi i sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit “ në komunat Kosoves Lipjan, Shtime dhe Vushtrri. I përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.

Trajnimet për përfituesit e komunës së Vushtrrisë u mbajtën në Qendrën e Edukimit të Fermerëve në zyrat e IADK. Grupi i parë i përfitueseve mbajti trajnimet më data 19/09/2017 dhe 20/09/2017, ku pjesëmarrës ishin 30 përfitues. Grupi i dytë i përfitueseve mbajti trajnimet me data 26/09/2017 dhe 27/09/2017, ku pjesëmarrës ishin 47 përfitues. Secili grup i mbajti nga dy seanca të trajnimeve me temat: “Mbajtja e Shënimeve” dhe “Menaxhimi i Fermës” ne komunën e Vushtrrisë.

 

Në këto trajnime morën pjesë të gjithë përfituesit e komunës së Vushtrrisë në total 77 persona, ku përfituan njohuri të shumta nga ekspertët e IADK. Këto trajnime ishin interaktive ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të kyçeshin në diskutime dhe të shprehnin mendimin dhe idetë e tyre. Po ashtu në këto trajnime ishin pjesëmarrës zyrtaret e GIZ.

Në grupet punuese temat kryesore të diskutimit ishin: Çka duhet të mbahet në shënime, monitorimi ditor i aktiviteteve, kostoja e prodhimit, monitorimi i trendit te tregut, tregu dhe marketingu i produkteve.