en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Konsulenti holandez për pemë z.Chris Van Der Riet  qëndron në Kosovë

Në periudhën nga 19 deri me 28 Shtator në IADK ka qëndruar konsulenti holandez z.Chris Van Der Riet, në cilësinë e ekspertit për pemë nga organizata PUM. I tërë misioni i konsulentit ka qenë i përbërë prej katër aktiviteteve kryesore:

Vizita e fermerëve  prodhues të pemëve – mollës
Vizitë e institucioneve lokale dhe qendrore
Trajnimet teorike dhe praktike me ekspert lokal dhe fermer
Diskutimi përmbledhës me stafin e IADK-së për rezultatin e misionit dhe bashkëpunimin në të ardhmen


Vizita e fermerëve

Me datë 20.09.2011  konsulenti i shoqëruar nga Vahid Avdiu dhe Skender Fejzullahu kanë  vizituar 3 fermerë prodhues të pemëve në komunën e Mitrovicës. Fermerët e vizituar kanë qenë Xhevat Veseli , Frashër, prodhues i mollës (2.5 ha), Sylejman Shala, Vaganicë, prodhues i mollës (1 ha), Zymer Rrustemi, Lushtë, prodhues i mollës (1,5 ha).

Me datë 21.09.2011  konsulenti i shoqëruar nga Skender Fejzullahu ka  vizituar 4 fermerë prodhues të pemëve në komunën e Vushtrrisë. Fermerët e vizituar kanë qenë Kemajl Kadriu, Bruznik, prodhues i mollës (1 ha), Avni Rrustemi, Novalan, prodhues i mollës dhe kumbullës(1 ha), Zenel Salihu, Druar, prodhues i mollës, kumbulles, mjedrës dhe manaferrës (0.4 ha) Bajram Kosumi, Pestovë, prodhues i mollës (0.5 ha).

Me datë 22.09.2011  konsulenti i shoqëruar nga Vahid Avdiu ka  vizituar shoqaten e prodhuesve të pemëve Fruti nga Gjilani ku kanë marrë pjesë 6 fermerë në një demonstrim praktik në një pemishte me mollë të Enver Mehmetit në fshatin Lishticë.

Me datë 23.03.2009  konsulenti i shoqëruar nga Zenel Bunjaku ka vizituar 3 fermerë: Rexhep Shoshin, fshati Kashticë komuna e Istogut, prodhues i fidanëve të pemëve. Sahit Kastratin, fshati Burojë komuna e Skenderajt prodhues i mollës (0.5 ha). Milaim Hamza në fshatin Klinë e Epërme përpunues i pemëve.

 
Trajnimet me fermerë dhe ekspertë lokal

Me datën 24.09.2011 është organizuar një trajnim me ekspert lokal dhe student të Fakultetit të bujqësisë. Trajnimi është mbajtur nga ora 10 :00 – 14 :30. Pjesa e parë r trajnimit është realizuar në sallën e IADK-së ndërsa pjesa e dytë në pemishten demonstruese në Vaganicë. Në trajnim kanë marrë pjesë  kanë marrë pjesë 8 pjesëmarrës: 4 nga stafi i IADK-së, dy student një nga Istogu dhe një nga Drenasi, dhe dy fermerë Tema e trajnimit ka qenë: Demonstrimi praktik i pjekurisë së frutave të mollës me piknometër dhe refraktometër, dhe njohuri të përgjithshme mbi kultivimin e mollës(cilësia e fidanëve, kurorat, mbrojtja dhe plehërimi).

Me datë 26.09.20011 është organizuar një trajnim me fermerë prodhues të pemëve nga komunat Mitrovicë, Skenderaj dhe Z. Potok. Trajnimi është mbajtur nga ora 11 :00 – 13 :30. Në trajnim kanë marrë pjesë  kanë marrë pjesë 17 fermerë. Tema e trajnimit ka qenë: Demonstrimi praktik i pjekurisë së frutave të mollës me piknometër dhe refraktometër, dhe njohuri të përgjithshme mbi kultivimin e mollës(cilësia e fidanëve, kurorat, mbrojtja dhe plehërimi.

Me datë 27.09.20011 është organizuar trajnimi i tretë me fermerë prodhues të pemëve nga komuna e Vushtrrisë. Trajnimi është mbajtur nga ora 11 :00 – 13 :30. Në trajnim kanë marrë pjesë  kanë marrë pjesë 11 fermerë. Tema e trajnimit ka qenë: Demonstrimi praktik i pjekurisë së frutave të mollës me piknometër dhe refraktometër, dhe njohuri të përgjithshme mbi kultivimin e mollës(cilësia e fidanëve, kurorat, mbrojtja dhe plehërimi).

 

Vizita e Institucioneve

Me 20.09.2011 është vizituar Drejtoria e Bujqësisë në Mitrovicë ku janë takuar me znj.Hysnije Mikullovci. Në takim është biseduar për aktivitetet dhe planet e drejtorisë. Pas takimit këta dy zyrtarë ju kanë bashkangjitur vizitës të fermerëve në komunën e Mitrovicës.

Me 21.09.2011 është vizituar Drejtoria e Bujqësisë në Vushtrri ku janë takuar me Tefik Malokun dhe Avdyl Fekën. Në takim është biseduar për aktivitetet dhe planet e drejtorisë. Pas takimit njëri nga zyrtarët ju kanë bashkangjitur vizitës te fermerët në komunën e Vushtrrisë

Me 22.09.2011 është vizituar MBPZHR – Departamenti i Hortikulturës në Prishtinë ku janë takuar me Habil Zeqirin dhe Valdete Avdiun. Në takim është biseduar për aktivitetet dhe planet e Ministrisë në sektorin e hortikulturës si dhe bashkëpunimi me institucione dhe organizata tjera.

Me 23.09.2011 është marrë pjesë në “Ditën fushore të mollës” në Kovragë të Istogut ku kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i personaliteteve publike, fermerë dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme.

 

Diskutimi përmbledhës me stafin e IADK-së

Me datë 21.03.2009 është zhvilluar një diskutim me konsulentin ku janë shtjelluar temat: Rezultatet e misionit, rekomandimet për të ardhmen, bashkëpunimi në mes IADK-së misionet e ardhshme në Kosovë.


Aktivitet i lirë
Me datë 25.09.2011 ka qenë një ditë turistike ku janë vizituar e memoriali i luftës së UQK-së Adem Jashari në fshatin Prekaz i Ulët komuna e Skenderajt, Gryka e Rugovës në Pejë, Tregu i gjelbër në Xërxë të Rahovecit dhe Prizreni.


Vlerësimi i përgjithshëm i konsulentit:
  • I impresionuar me punën e IADK-së në hedhjen e hapave të parë të një prodhimtarie intensive të mollës
  • Ekzistojnë kushte klimatike të përshtatshme për kultivimin e mollës
  • Gjendja e përgjithshme e sipërfaqeve me mollë për kundër disa problemeve mundë të jetë shpresëdhënëse në të ardhmen
  • Vlerësohet lartë eksperienca e IADK-së e marrë nga vizitat studimore, konsulentët e ndryshëm  dhe transmetimi i njohurive te fermerët

 

Rekomandimet:

  • Ti kushtohet rëndësi e veçantë mbrojtjes nga krimbi i mollës për ti zvogëluar humbjet në minimum
  • Ti kushtohet rëndësi e veçantë mbrojtjes nga kroma e mollës
  • Të monitorohet për së afërmi prezenca e sëmundjeve dhe dëmtuesve (përmes vrojtimeve të rregullta por sipas mundësive edhe përmes stacioneve metorologjike)
  • Aplikimi i pesticideve të bëhet sipas nevojës që shfaqet në teren
  • Me pemishtet mbi nënshartesën M9 të punohet në krijimin dhe adaptimin e kurorave të ngjashme me ato në vendet e perëndimit si ajo “Balerinë” për të arrit rendimente sa më të larta dhe për ta ulur koston e prodhimit.
  • Me nënshartesat MM106 të punohet në krijimin e një balance më të mirë në mes të rritjes dhe prodhimit në rast nevoje krasitjen e rrënjëve apo prerjen e kufizuar të trungut
  • Të aplikohen sa më tepër lakimet e degëve duke përdorur spagë të konopt që pas dy viteve kalbet
  • Të aplikohet rrallimi i frutave ku te nënshartesat M9 për një pemë të lihen 100-120 fruta apo përafërsisht 20kg
  • Ti kushtohet kujdes i veçantë largimit të barojave të këqija
  • Ti kushtohet një kujdes i veçantë i vjeljes së mollëve: caktimit të momentit të duhur (varësisht nga destinacioni i frutave për ruajtje apo konsum të menjëhershëm), transportit të frutave dhe pa tjetër duhet të bëhet një zgjidhje për ruajtjen e frutave
  • Frutat e rënë para kohe të grumbullohen dhe të gjendet një alternativë për përpunimin e tyre në lëngje
  • Në rast të ngritjeve të pemishteve të reja ti kushtohet vëmendje e veçantë përzgjedhjes së fidanëve sa më cilësor
  • Në rastet kur rënia e frutave është shumë e shprehur sikur këtë vit për shkak të thatësisë rekomandon përdorimin e një preparati NAA për të ndihmuar forcimin e lidhjes së bishtit të frytit për degëve.
  • Ti kushtohet kujdes i veqnt përdorimit të sasisë së ujit për spërkatje me pesticide për 1 ha të mos shpenzohen më tepër se 400 L ujë (të adaptohen pajisjet)
  • Fermerët të shikojnë mundësitë e organizimit më të mirë në mes tyre së pari të blejë së bashku inpute me çmime sa më të lira pastaj të shikojnë mundësinë edhe të shitjes së përbashkët dhe ruajtjes së frutave