en-US
 
  • Site
  • Web
Search

TRAJNIMET NË KOMUNËN E SHTIMES

Organizata joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë  së Kosovës (IADK) është duke zbatuar  projektin "Promovimi i sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit “ në komunat Kosoves Lipjan, Shtime dhe Vushtrri, përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.

Më datat 12.09.2017 dhe 13.09.2017 u mbajtën dy trajnime: “Mbajtja e Shenimeve” dhe “Menaxhimi i Fermës” ne komunën e Shtimes. 

   


Në këto trajnime morën pjesë të gjithë përfituesit e komunës së Shtimes në total 10 përsona, ku përfituan njohuri të shumta nga ekseprtët e IADK-së. Këto trajnime ishin interaktive ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të kyqeshin në dikutime dhe të shprehnin mendimin dhe idetë e tyre. Në grupet punuese temat kryesore të diskutimit ishin: Cka duhet të mbahet në shënime, monitorimi ditor i aktiviteteve, kostoja e prodhimit, tregu dhe marketingu i produkteve. 


Në këto trajnime ishin pjesëmarrës edhe zyrtaret e komunes së Shtimes.