en-US
 
  • Site
  • Web
Search

JANË SHPËRNDANË PAJISJET PËR BLETARË NË KUADËR TË PROJEKTIT BfdW

Organizata  joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë  së Kosovës (IADK) është duke zbatuar  projektin “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” i financuar nga Donatori Brot fűr die Welt (BfdW) nga Gjermania ,dhe bashkë financuar nga Komunat: Skenderaj, Ferizaj dhe Zubin Potok.

    

Me datat 29, 30 dhe 31 Gusht në kuadër të projektit janë shpërndarë pajisjet për bletarët përfitues në Komunat: Skenderaj, Ferizaj dhe Zubin Potok. Zyrtarët e këtyre komunave u ndanë mjaftë të kënaqur për mundësinë që IADK po iu jep fermerëve të tyre ta ngrisin kapacitetin prodhues. Po ashtu edhe përfituesit janë ndarë shumë të kënaqur duke u shprehur se do të jetë ndihmesë e madhe në punën e tyre në të ardhmen.