en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PËRZGJEDHET PËRFITUESJA E PIKËS PËRPUNUESE NË KOMUNËN E ZUBIN POTOKUT

Në kuadër të projektit ”Përkrahja dhe fuqizimi ekonomik i grave në komunat veriore të regjionit të Mitrovicës dhe regjionit ekonomik të Jugut” të financuar nga UNDP dhe zbatuar nga organizata IADK, është paraparë aktiviteti i përzgjedhjes së përfitueses së pikës përpunuese.

Nga 15 aplikacione të shpërndara, 3 gra të interesuara nga grupi i Zubin Potokut kanë aplikuar për përfitimin e pikës së përpunimit. Këto gra janë vizituar nga komisioni i përberë nga dy përfaqësuese të IADK si dhe nga përfaqësuesja e komunës së Zubin Potokut Znj. Danijela Mojsilovic.

Gjatë vizitës janë shikuar vendi apo objekti se ku do krijohet pika përpunuese gjegjësisht ku do të vendosen pajisjet, pastaj lënda e parë, përsona të papunë në familje, përvoja e tyre në treg etj.

              

Pas vizitave tek këto 3 kandidate është ulur komisioni dhe ka analizuar  tërë situatën në terren dhe në bazë të listës së poentimit, fituese e pikës së përpunimit u shpall zonja Danijela Milic e cila po ashtu do të bashkë-financoj këtë projekt.

Kjo pikë përpunuese do të përkrahet me pajisjet e nevojshme për funksionalizimin e saj siç janë: duplikatori, pasterizator, tavolinat e punës, lavamanët, makina për bluarje dhe plot makina te tjera të nevojshme.

Po ashtu kjo pikë do të përkrahet në renovimin e saj si dhe me materiale të marketingut siç janë: Barkodi, logoja, etiketat dhe fletëpalosja.

IADK së bashku me komunën e Zubin Potokut dhe UNDP do të organizojë ceremoninë e hapjes së kësaj pike përpunuese por njëkohësisht edhe ndarjen e çertifikatave për grupin e grave.