en-US
 
  • Site
  • Web
Search

PËRFUNDOJNË TRAJNIMET E GRUPIN E GRAVE TË KOMUNËS SË ZUBIN POTOKUT

Në kuadër të projektit” Përkrahja dhe fuqizimi ekonomik i grave në komunat veriore të regjionit të Mitrovicës dhe regjionit ekonomik të Jugut” të financuar nga UNDP dhe zbatuar nga organizata IADK, është parapare edhe aktiviteti i trajnimeve për përpunimin e pemëve dhe perimeve me tri grupe të grave nga komunat veriore të Mitrovicës dhe regjionit ekonomik të Jugut .

Grupi i parë i grave është formuar në komunën e Zubin Potokut ku mesatarisht kanë marrë pjesë 13 nga komunitetit serb. Ky grup i grave ka ndjekur 10 sesione të trajnimeve në përpunimin e pemëve dhe perimeve ku temat kryesore janë mbajtur lidhur me higjienën personale, të pajisjeve si dhe të objektit, standardizimin e produktit si dhe 7 receptura të ndryshme të xhemëve dhe turshive.

   

Pas përfundimit të këtyre trajnimeve ky grup i grave ka ndjekur edhe 5 sesione të trajnimeve në aspektin ekonomik me tema: Plani i Biznesit, Kostoja e prodhimit, mbajtja e shënimeve, menaxhimi i NVM si dhe marketingu ku këto gra jena aftësuar që tash ose në një të ardhme të afërt të udhëheqin biznesin në mënyrë të fuqizimit ekonomik të tyre. 

Nga ky grup do të përzgjedhet përfituesja e pikës përpunuese e cila do te plotësoj kushtet dhe kriteret e përcaktuara me projekt. Me rastin e ceremonisë së hapjes së pikës përpunuese do të organizohet edhe certifikimi i grave te cilat kanë ndjekur me suksese këto sesione të trajnimeve.