en-US
 
  • Site
  • Web
Search

FILLON MBAJTJA E KESHILLAVE DIREKTE ME PËRFITUESIT NË PROJEKTIN E GIZ

Organizata e joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë  së Kosovës (IADK) është duke zbatuar  projektin "Promovimi i sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit “ në komunat Kosoves Lipjan, Shtime dhe Vushtrri. I përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.

Të gjithë 70 përfituesit që  mbështeten nga projekti do të monitorohen nga ekspertët e IADK-së në fermat e tyre dhe do t'u jepen të paktën 5 sesione këshille ballë për ballë në varësi të sektorit. Këshillat e para direkte kanë filluar te fermerët përfitues në sektorin e perimeve me temë: “Zgjedhja e vendit dhe pozitës për vendosjen e serrës” si dhe ne sektorin e pemtarisë me temë “Punët përgatitore për ngritjen e pemishtes”. Në vijueshmëri të projektit përfituesit do të marrin edhe 4 këshilla direkte shtesë.

   

Të gjithë përfituesit do të vizitohen rregullisht sipas fazave të zhvillimit të projektit dhe do të marrin këshilla direkte për masat e nevojshme agroteknike që duhet të ndërmarrë ndaj projektit të fituar me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të larta të prodhimit.

Shërbimet e këshillave do të jenë sipas sektorëve që do të jepen nga eksperti i perimeve dhe pemëve, blegtorisë dhe përpunimit të ushqimit. Gjatë kohës së zbatimit, IADK do të informojë fermerët për shitjet, çmimet e produkteve, promovimin më të mirë në lidhje me kompanitë e përpunimit