en-US
 
  • Site
  • Web
Search

TRAJNIME NË KOMUNËN E LIPJANIT

Organizata e joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë  së Kosovës (IADK) është duke zbatuar  projektin "Promovimi i sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit “ në komunat Kosoves Lipjan, Shtime dhe Vushtrri. I përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.

 Më datat 06.09.2017 dhe 07.09.2017 u mbajtën dy trajnime: “Mbajtja e Shenimeve” dhe “Menaxhimi i Fermës” ne komunën e Lipjanit. 

     

Në këto trajnime morën pjesë të gjithë përfituesit e komunës se Lipjanit në total 43 përsona, ku perfituan njohuri të shumta nga ekseprtet e IADK. Këto trajnime ishin interaktive ku pjesëmarrësit kishin mundësinë të kyqeshin në dikutime dhe të shprehnin mendimin dhe idetë e tyre. Në grupet punuese temat kryesore të diskutimit ishin: Cka duhet të mbahet në shënime, monitorimi ditor i aktiviteteve, kostoja e prodhimit, tregu dhe marketingu i produkteve. Në trajnime kanë marrë pjesë poashtu studentë të cilët studiojnë fushën e bujqësisë.