en-US
 
  • Site
  • Web
Search

Nënshkruhet kontrata e dytë në mes të IADK-së dhe SDC-së për implementimin e projektit "Ngritja e vetëpunësimit të të rinjëve"

14 Shtator 2011

Përfaqësuesit e IADK-së nënshkruan  kontratën e dytë me përfaqësuesit e organizatës zvicerane SDC me seli në Prishtinë për implementimin e projektit""Ngritja e vetëpunësimit të të rinjëve" (Enhancing Youth Employability). Kjo është një kontratë mbi fazën e dytë të implementimit të këtij projekti.


Në fazën e parë, IADK ka implementuar një pilot projekt të financuar nga SDC në periudhën Mars-Qeshor, objektiv i së cilit është ngritja e mundësive të punësimit të të rinjëve nga shkollat profesionale dhe ata që kanë mbaruar studimet. Si rezultat, IADK ka trajnuar 15 kandidatë nga lëmia e bujqësisë dhe agrobiznesit për kurse të Mentorëve dhe ToT , të cilët do të ndihmojnë dhe trajnojnë fermerët dhe të sapodiplomuarit nga fakulteti i bujqësisë për të zhvilluar apo për të hapur agro-biznese të reja. Gjatë kësaj faze të parë të projektit, mentorët janë trajnuar me të gjitha procedurat e hapjes së bizneseve.


Gjatë kësaj faze të dytë tre-mujore, si objektivë e projektit është t'u mundësohet mentorëve që praktikisht  të bëjnë pregatitjen e biznes planeve, krijimin e kontakteve me fermerë ose kompani të cilat zhvillojnë aktivitete ekonomike, duke përfshirë pregatitjen e strategjisë mbi vet-qëndrueshmërinë afatgjate të mentorëve.
Për të realizuar këto objektiva, IADK do të bashkëpunojë drejtpërdrejt me palët e interesuara për të kontribuar në këtë projekt, siç janë: Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, mentorët e trajnuar në fazën e parë të projektit, studentët nga fakulteti i bujqësisë, kompanitë dhe fermerët që merren me aktivitete ekonomike, si dhe shoqata të ndryshme.


Gjithsejt 10 mentorë do të përgjidhen duke u bazuar mbi kriteret e paracaktuara. IADK do të bëj mbikëqyrjen e mentorëve dhe implementimin e projektit.





Posted in: Lajme