en-US
 
  • Site
  • Web
Search

KOMUNA E SHTIMES BËHET ME BUFE

Në kuadër të projektit trevjeçar 2017-2019 “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës” zbatuar nga IADK dhe financuar nga Brot fur die Welt është paraparë krijimi i bufeve. Në vitin e parë të projektit është përkrahur krijimi i bufes në shkollën e mesme të ulët ”Emin Duraku” në Shtime ku më 05.09.2017 është mbajtur ceremonia e hapjes së kësaj bufeje ku kanë marrë pjesë 24 pjesëmarrës nga gjitha palët e interesit të projektit.

Së pari fjalën e mori Kryetari i Komunës Naim Ismajli i cili falënderoj IADK-në për bashkëpunim të shkëlqyeshëm me komunën e Shtimes si dhe për aftësimin dhe punësimin e 4 grave të angazhuara në këtë bufe. Më pas fjalën e mori  Drejtori i SHMU “Emin Duraku” Labinot Rexhaj i cili theksoj bashkëpunimin shumë të mirë mes IADK-së dhe shkollës  ku ka rezultuar me përfundimin e suksesshëm të këtij projekti. Në fjalën e tij Hajrullah Ademaj , Drejtori i DKA  ceku se kjo ide të përhapet sa më shumë dhe  të zhvillohet edhe në komuna tjera.

Në emër të grave të  punësuara në bufe fjalën e mori Znj. Hyra Sadiki  e cila ishte shumë falënderuese për IADK që ka marr ketë iniciativë për punësimin e grave dhe gjithashtu edhe komunën . 

Drejtori Ekzekutiv i IADK-se Z. Zenel Bunjaku  paraqiti rrjedhën e projektit si dhe rezultatet e këtij projekti si  dhe bashkëpunimin e mirë me komunën e Shtimes.

 

Në fund u shtrua një koktej i përgatitur nga gratë e kësaj shkolle, ushqime tradicionale për pjesëmarrësit.

  

Kjo ngjarje u përcoll nga Ramadan Ahmeti – Gazetar TV Spin Shtime dhe Sevdije Beqaj – Gazetare.