en-US
 
  • Site
  • Web
Search


Në kuadër të bashkëpunimit qe ka IADK me MBPZHR, IADK është duke zbatuar projektin “Promovimi i kultivimit të  mjedrës, mollës, perimeve në serra dhe përpunimi i qumështit”. IADK ka mbajtur trajnime me fermer si dhe ka vizituar fermerët në fermat e tyre për ti dhënë këshilla profesionale në bujqësi.




Trajnimet janë mbajtur nga ekspertët e IADK-së të sektorëve përkatës (pemë perime dhe përpunim), të cilët kanë përvojë shumëvjeçare në bujqësi dhe këtë provojë do ta bartin te fermerët të cilët dëshirojnë të merren me bujqësi. Trajnimet dhe këshillat janë mbajtur me fermerët e komunës së Vushtrrisë, Mitrovicës, Drenasit dhe Shtimes.

Interesimi i fermerëve për te ndjekur këto trajnime ka qene shumë i madh. Secili fermer është vizituar tri herë në fermën e tij dhe është këshilluar nga ekspertët e IADK-së.