en-US
 
  • Site
  • Web
Search

CEREMEONIA E NËNSHKRIMIT TË KONTRATAVE ME PËRFITUESIT E KOMUNAVE SHTIME DHE LIPJAN

Organizata e joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është duke zbatuar projektin "Promovimi i sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit “ në komunat Kosoves Lipjan, Shtime dhe Vushtrri. I përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë.

Më datën 29/08/2017 u mbajt ceremonia e nënshkrimit të kontratave në ambientet e komunave Shtime dhe Lipjan ku u ftuan të gjithë përfituesit e komunave të Shtimes dhe Lipjanit që të nënshkruajnë kontratat e granteve të fituara. Në këto ceremoni në dy komuna morën pjesë 41 përsona në total. Përfaqësuesit e IADK së pari prezantuan kontratën në fjalë dhe sqaruan obligimet e përfituesit dhe IADK-së. Pastaj u nënshkruan kontratat me të gjithe aplikuesit, ku secila palë e tërhoqi nga një kopje të kontratës. Në këto ceremoni ishin pjesëmarrës Drejtori Ekzekutiv i IADK Zenel Bunjaku, përfaqesuesi i GIZ Mustafë Kastrati dhe përfaqësues të komunës së Shtimes Sabri Qerkini dhe Ejup Ismajli dhe përfaqësues të komunës së Lipjanit Feti Krasniqi dhe Afrim Sadiku.
 

Drejtori Ekzekutiv i IADK-së mori fjalen hyrëse në ceremoni ku falënderoi Donatorët e GIZ, dhe theksoi potencialin që ka bujqesia në Kosovë si sektor që ka ndikim në zvogëlimin e importit dhe rritjen e eksportit të produktit Kosovar poashtu u sygjeroj të gjithë perëfituesëve të regjistrohen si shoqata apo kooperativa sepse shumë kompani do të bashkepunonin me ta për shkak të sasisë dhe kualitetit të mirë në treg. Drejtori Ekzekutiv i IADK-së ua theksoi rëndësinë e ujitjes si faktor kyç në zhvillimin e vegjetacionit bimor.

Perfaqesuesi i GIZ falënderoi IADK-në për transparencën e saj, punën e vazhdueshme që po bën në zhvillimin e bujqesisë në Kosovë si dhe mundësinë e bashkëpunimit të metutjeshëm me IADK. Perfaqesuesit e komunes së Shtimes dhe Lipjanit falenderuan IADK për kontributin që po bën për zhvillimin e ekonomisë në këto komuna dhe shprehën interesim për bashkëpunim të mëtutjeshëm.