en-US
 
  • Site
  • Web
Search


Organizata joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë  së Kosovës (IADK) është duke zbatuar  projektin "Promovimi i sektorit të bujqësisë si nxitës i rritjes ekonomike dhe punësimit “ në komunat Kosoves Lipjan, Shtime dhe Vushtrri. I përkrahur nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH i mandatuar nga Qeveria e Republikës Federale te Gjermanisë.

Në kuadër të projektit  në tri komunat e pëfshira (Vushtrri, Lipjan dhe Shtime) 193 kandidatë kanë aplikuar në sektorë të ndryshëm të bujqësisë dhe 70 te cilët i kanë përmbushur kriteret e projektit janë përkrahur. Përzgjedhja është bërë nga tre anëtar të komisioniti të përberë nga ekspertët e IADK-së dhe Komunave përkatese. Të gjithë aplikuesit  janë vizituar dhe janë përzgjedhur 70 përfitues te cilët i kanë përmbushur kriteret dhe kanë arritur te marrin më së shumti pikë gjatë vizitave dhe verifikimit të gjendjes në terren.

Përfituesit mund ti shkarkojnë listat në linqet e mëposhtme:

 Lista e përfituesve_Vushtrri

 Lista e përfituesve_Lipjan

 Lista e përfituesve_Shtime

Shënim:

  • Të gjithë përfituesit potencial duhet të tërheqin profakturat për të kryer bashkëfinancimin për projekt,

  • Profakturat mund të mirren në zyren e Drejtorisë Komunale për Bujqësi në Komunat përkatëse,

  • Pagesat duhet të bëhen më së largu deri më 18/08/2017


Vërejtje: Fermerët të cilët nuk respektojnë afatin e pagesës, pa paralajmrim zëvendësohen me fermerët nga lista rezervë.