en-US
 
  • Site
  • Web
Search


Organizata joqeveritare Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK) është duke implementuar projektin "Mbështetje për fuqizimin ekonomik të grave në komunat veriore të rajonit të Mitrovicës dhe në rajonin jugor ekonomik" në këto komuna:  Prizren, Suharekë, Rahovec, Malishevë, Mamushë dhe Dragash, me mbështetjen e UNDP-së.

Ftohen gratë fermere nga komunat e lartcekura për të aplikuar në trajnimet në përpunimin e pemëve dhe perimeve, dhe pas përfundimit të trajnimit grupi më i suksesshëme do të përkrahet  me linjën për përpunimin e pemëve dhe perimeve.

Përshkrimi i projektit:

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë gratë fermerët në rritjen e të ardhurave në zonat rurale nëpërmjet krijimit të një linjë për përpunimin e pemëve dhe perimeve.

Do të organizohen 10 ditë të trajnimit në perpunimin e pemeve dhe perimeve, si dhe 5 ditë trajnimi në aspektin ekonomikë, prodhimit/përpunimit.

Të drejtë aplikimi kanë:

  • Gratë që posedojnë lënde të parë
  • Gratë që kanë kushtet fillestare për të filluar linjën e përpunimit
  • Ato që janë në gjendje të punojnë në grupe dhe të bashkëpunojnë me gratë e tjera
  • Ato që janë në gjendje të eksplorojnë tregun
  • Ato që kanë ambicie dhe gatishmërinë për fillimin e bizneseve të vogla

Kandidatët e interesuar mund të marrin aplikacionet në komunat përkatëse, në Zyrën e Departamentit të Bujqësisë në linkun më poshtë:

Aplikacioni për aplikim 

Shënim: Aplikimet duhet të dorëzohen deri më 18/08/2017, ne në Zyrën e Departamentit të Bujqësisë në Komunën përkatëse.

Për informata shtesë mund të kontaktoni këta numrat e kontaktit:

+377 (0) 45 832 014, + 386 (0) 49 467 531

Sinqerisht,

Zenel Bunjaku

Drejtor Ekzekutiv IADK-së